Mbyllen 5 subjekte të lojërave të fatit , 4 në Viti dhe një në Prishtinë

Kronikë e zezë

Mbyllen 5 subjekte të lojërave të fatit , 4 në Viti dhe një në Prishtinë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 14:58
ilustrim

Inspektorët nga Drejtoria e Lojërave të Fatit kanë zhvilluar dje një aksion në qytetin e Vitisë, lidhur me aktivitetet e lojërave të fatit në këtë komunë.

Gjatë këtij aksioni inspektoret kanë hasur në 4  subjekte të  lojërave të fatit që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për të ushtruar veprimtarinë e tyre, të cilat menjëherë janë mbyllur.

 Aksionet e Drejtorisë së Lojërave të Fatit kanë vazhduar edhe në lagjen Dardani në Prishtine,  ku  kanë identifikuar një bastore, e njëjta është mbyllur dhe ndëshkuar me gjobe 9,000 euro, pasi që nuk ka poseduar leje për ushtrimin e kësaj veprimtarie, si dhe ka organizuar  lojëra tjera të ndaluara me ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat