Kanabisi bëhet tym, 12 milionë euro drogë shqiptare digjen në impiantin italian - Bota Sot
Kanabisi bëhet tym, 12 milionë euro drogë shqiptare digjen në impiantin italian

Kronikë e zezë

E diel, 17 dhjetor 2017

Kanabisi bëhet tym, 12 milionë euro drogë shqiptare digjen në impiantin italian

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Në fund të korrikut Guardia di Finanza sekuestroi një sasi të madhe droge në det, mbi një ton kanabis sativa dhe arrestoi skafistët që e transportonin, dy të rinj shqiptarë.

Pas kryerjes së procedurave në laborator që verifikuan parametrat e marijuanës, ngarkesa do të shkatërrohet në centralin e biomasës në bërthamën industriale në Termoli.

Sipas vlerësimit të bërë nga Guardia di Finanza, sasia e drogës mund të ndahej në rreth 65 milionë doza me një vlerë tregu shitjeje me pakicë në rrugë 12 milionë euro.

Ecajaket e ushtarakëve para kazermës së Guardia di Finanza në rrugën Fratelli Brigida në Termoli krijoi mendimin se po përgatitej ndonjë operacion i madh dhe shumë kureshtarë u mblodhën për të parë teksa thasë e pako të mbështjella me celofan u nxorën nga një furgon i Flakëve të Verdha, siç quhen forcat e GdF. Kureshtja zgjati pak, pasi u mësua se nuk bëhej fjalë për ndonjë operacion të ri, por fazën finale të maksi-operacionit të kryer në verë, kur Financierët interceptuan dhe sekuestruan tonelatën e drogës në det, përveçse arrestuan edhe dy skafistët.

Tani sasia e madhe e marijuanës do të shkatërrohet në impiantin e biomasës, i cili përdoret për prodhimin e energjisë nga djegia e lëndëve organike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test