Shkatërrohet banda shqiptare në Greqi, bënte namin me vjedhje, shikoni taktikat e tyre

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda shqiptare në Greqi, bënte namin me vjedhje, shikoni taktikat e tyre

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 17:11
Agron Mema

Policia greke ka publikuar pamje të kamerave të sigurisë që kanë filmuar metodën e vjedhjes që përdornin anëtarët e një bande shqiptare në Athinë.

Ata grabisnin udhëtarët në stacionet e metrosë dhe në aeroport, duke u përzier në turmën e qytetarëve dhe u vidhnin atyre portofolat, celularët dhe sende të tjera personale.

Dje u raportua se të gjitha veprimet e anëtarëve të bandës mbikëqyreshin nga drejtuesja e tyre, 36-vjeçarja shqiptare e quajtur Fatmira Cami e cila përdorte edhe dy emra të tjerë, Romina dhe Antonia.

Banda e grabitësve ka funksionuar prej 10 vitesh, ndërsa policia ka publikuar edhe fotot e anëtarëve të arrestuar të bandës.

Hetuesit kanë dokumentuar 700 vjedhje, ndërsa dyshohet se grupi ka kryer 4 mijë raste të vjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat