Fëmija rom kërkoi lëmoshë, një shofer e mbyll në koshin e plehrave

Kronikë e zezë

Fëmija rom kërkoi lëmoshë, një shofer e mbyll në koshin e plehrave

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Një ngjarje  e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në fillim të rrugës “Mylsym Shyri” në kryeqytet.

Një fëmijë 10-vjeçar nga komuniteti rom, teksa po kërkonte lëmoshë, është përballur me dhunën e  një prej drejtuesve të automjeteve.

Pasi e ka ofenduar fillimisht të miturin, drejtuesi ka dalë nga makina dhe me forcë e ka mbyllur atë në një prej kazanëve të destinuar për hedhjen e mbeturinave.

Menjëherë me marrjen e njoftimit nga banorët, në vendngjarje mbërritën me shpejtësi punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët bënë të mundur nxjerrjen dhe dërgimin e fëmijës në Komisariatin Nr.2 të Policisë së Shtetit.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike si pasojë e dhunës së ushtruar, u lajmërua edhe psikologu, ndërkohë që ka nisur puna për sekuestrimin e pamjeve filmike të cilat do të lehtësojnë identifikimin e  autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat