Flakët përpijnë një shtëpi, dyshohet nga zjarri që po ziente rakinë

Kronikë e zezë

Flakët përpijnë një shtëpi, dyshohet nga zjarri që po ziente rakinë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 06:30
Ilustrim

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Saraqinisht, në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ndërsa në rrezik janë vënë edhe tre shtëpi të tjera.

Edhe pse e pakonfirmuar, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë zierja e rakisë nga ana e të zotit të shtëpisë.

Dyshohet se zjarri me të cilin burri po nxirrte rakinë, është përhapur edhe në pjesët e tjera të shtëpisë.

Mësohet se nga flakët nuk janë raportuar persona të lënduar por vetëm disa dëme materiale.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat