Hajna vjedhin 19.000 euro në një shtëpi në Rakaj, policia arreston 2 persona

Kronikë e zezë

Hajna vjedhin 19.000 euro në një shtëpi në Rakaj, policia arreston 2 persona

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 09:34
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona pasi ata dyshohen për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Rakaj në Ferizaj. Sipas komunikatës së policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:30, ku të dyshuarit,  V.Sh., dhe  B.L., kanë hyrë me forcë në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës B.I. dhe kan vjedhur  kasafortën e metaltë në cilën gjendeshin rreth 19.000  euro para të gatshme”.

Hetuesit policorë tek të dyshuarit si prova materiale kan gjetur dhe konfiskuar kasafortën si dhe paratë në shumë prej 18.800 euro.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve  kan pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarëve  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat