Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes tri veturave afër Badovcit

Kronikë e zezë

Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes tri veturave afër Badovcit

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 14:48
Pamje nga aksidenti

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në të cilin janë përfshirë tri automjete.

“Veturat janë një e tipit pasat, një polo dhe një kamion”, ka thënë, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, afër liqenit të Badovcit.

Personat e lëndaur janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa policia po investigon vendin e ngjarjes për të parë se çka ka çuar deri tek askidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat