Krimi brenda familjes në Pogradec, identifikohet burri që vrau gruan e tij

Kronikë e zezë

Krimi brenda familjes në Pogradec, identifikohet burri që vrau gruan e tij

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 09:58
Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Pogradec.

Motivet e dobëta janë bërë shkak për një krim në familje, në fshatin Blacë.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 49 vjeçari Bashkim Mekolli dyshohet të ketë vrarë sqepar dhe thikë bashkëshorten e tij, po 49 vjeç, gjithashtu e identifikuar si Demirka Mekolli.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, që po punojnë për të zbuluar rrethanat e kësaj vrasjeje.

Autoritetet kanë shoqëruar në Komisariat autorin e dyshuar dhe pritet që ai të merret në pyetje.

Detaje të tjera pritet që të jepen më vonë nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat