Shtetasi i Shqipërisë kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Prizren

Kronikë e zezë

Shtetasi i Shqipërisë kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Prizren

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 10:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë të Prizrenit i cli ishte në kërkim nga Interpoli.

Personi i arrestuar ishte në kërkim nga autoritetet e Belgjikës për veprën penale vjedhje e rëndë.

“Është arrestuar një mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili ishte i kërkuar nga Interpoli si dhe nga autoritetet e Belgjikës për veprën penale Vjedhje e rëndë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,  thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat