Sulmohet punëtori i KEDS-it, bëhet për urgjencë

Kronikë e zezë

Sulmohet punëtori i KEDS-it, bëhet për urgjencë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 10:28
ilustrim

Policia njofton se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë autorët e sulmit ndaj punëtorit të kompanisë KEDS.

Ky i fundit është sulmuar gjerësa ishte në kryerje të detyrës.

Rasti ka ndodhur në Podujevë dje rreth orës 16:20.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor ne urgjencën e Podujevës.

Lidhur me rastin, që nga Policia po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar, është njoftuar prokurori, i cili urdhëron që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat