Sekuestrohen 67 kg drogë në Igumenicë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 67 kg drogë në Igumenicë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 11:31
Droga e sekuestruar

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër person i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në kalimin e 67 kilogramë drogë të cilat u sekuestruan në Igumenicë.

Është arrestuar gjithashtu edhe babai i personit ët shpallur në kërkim, pasi i është gjetur në banesë 1 kilogramë lëndë narkotike.

Ditën e djeshme, policia e Sarandës në bashkëpunim me policinë e Igumenicës sekuestruan 67 kilogramë droga, ndërsa vunë në pranga tre persona.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sarandë.

Në vijim të operacionit antidrogë të zhvilluar nga Policia Kufitare, Policia e Sarandës dhe ajo e Igumenicës.

Policia e Sarandës në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të rastit ku u sekuestruan 67 kg lëndë narkotike, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas të përfshirë në këtë ngjarje.

Si dhe ka arrestuar babain e shtetasit të shpallur në kërkim pasi në banesë i është gjetur 1 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim të punës për dokumentimin e rastit, ku tre shtetas shqiptarë në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike, në shtetin Grek, u arrestuan fal bashkëpunimit dhe punës së mirorganizuar prej dy Policive Kufitare të Sarandës dhe asaj të Igumenicës, hetimet janë thelluar më tej nga të dy policitë, ajo e Sarandës dhe e Igumenicës.

Si rezultat i punës hetimore, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë e mundur identifikimi i një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë trafik, në rolin e transportuesit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës dhe konkretisht:

Shtetasi S.L., 30 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale të prodhim/shitjes së narkotikëve).

Gjatë kontrollit që Strukturat e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij, në Sarandë, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 1 kilograme.

Specialistet për Hetimin e Narkotikeve kane arrestuar në flagrancë babain e shtetasit S. L.,

Fatmir Lame, 57 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike dhe mjetin tip ''Mercedes Benz'' në pronësi të shtetasit S.L..

Po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat