Flet 49-vjeçari pasi vrau gruan me sqepar: Varroseni në Lushnje

Kronikë e zezë

Flet 49-vjeçari pasi vrau gruan me sqepar: Varroseni në Lushnje

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 11:49
Demirkë Mekolli

Një krim makabër ka ndodhur sot në Pogradec ku një Bashkim Mekolli vrau në mënyrë makabre gruan e tij Demirkë Mekollin me të cilën kishte edhe një djali 16-vjeç. 

Çifti ishte strehuar tek vjehrri, babai i autorit, për shkak të varfërisë së madhe. 

Vëtem pak pas krimit të rëndë, autori është vënë në pranga nga policia dhe është dërguar në rajonin e Korçës. 

I arrestuari mësohet se vuan nga depresioni dhe nuk ka mundur të shpjegohet për krimin përpara policëve.

Pas vrasjes makabre të gruas, 49-vjeçari me thikë në dorë i ka thënë babait të tij që varrimi të bëhej në Lushnjë.

“Kur e gjeta me thikë në dorë, vinte vërdallë e më thoshte që varrimi të bëhet në Lushnjë, se atje ka prindërit. 

Nuk e di si ndodhi, nusen e kisha shumë të mirë, të urtë e punëtore”, ka thënë babai i autorit.

Kur e ka parë babai nusen e shtrirë dhe e ka pyetur çfarë ka bërë, ai ka thënë vetëm që “ceremonia mortore të kryhet në Lushnjë”, ku ka prindërit viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat