Arrestohet në Vërmicë shqiptari që e kërkonte Interpol-i

Kronikë e zezë

Arrestohet në Vërmicë shqiptari që e kërkonte Interpol-i

Nga: Bota sot Më: 24 shtator 2017 Në ora: 12:29
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Vërmicë një person shtetas i Shqipërisë që kërkohej nga INTERPOL-i.

Siç ka njoftuar PK-ja, ai kërkohej nga autoritetet e Belgjikës për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”, përcjell Bota sot.

 “Është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili ishte i kërkuar nga Interpoli si dhe nga autoritetet e Belgjikës për veprën penale Vjedhje e rëndë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat