6 vite burg, prangoset punonjësit i postës

Kronikë e zezë

6 vite burg, prangoset punonjësit i postës

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 13:41
Ilustrim

Arrestohet një ish-punonjës i Postës në Mbrostar Ura i dënuar me 6 vjet burg për vjedhje. Në pranga ka rënë shtetasi i shpallur në kërkim, Agron Merka, 63 vjeç, banues në fshatin Vajkan të Fierit.

Ndalimi i këtij personi u bë pasi me Vendimet e datave 15 prill 2016 dhe 11 maj 2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat