Detaji i dhimbshëm/ Kur xhaxhai vrau nipin, në shtëpi ndodhej edhe një fëmijë, sot jetim!

Kronikë e zezë

Detaji i dhimbshëm/ Kur xhaxhai vrau nipin, në shtëpi ndodhej edhe një fëmijë, sot jetim!

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 14:02
Ilustrim

"Nuk doja ta vrisja por isha shumë i acaruar me të". Këto janë fjalët që ka thënë 63-vjeçari Bujar Kuçi i cili një ditë më parë vrau me thikë nipin e tij Mirsadin 33-vjeçar duke i lënë jetim dy fëmijët e mitur.

"Nuk e di se çfarë ka ndodhur sepse isha i alkoolizuar, di vetëm që kemi debatuar dhe s’mbaj mend nga rrëmuja që është bërë në kuzhinë”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Ata nuk flisnin me njëri-tjetrit, ndërsa pre katër vitesh kishin konflikt me njëri-tjetrin për oborrin e përbashkët që lidhte dy shtëpitë e tyre.

Të shtunën pasdite ata u zunë me fjalë. Më pas 63-vjeçari nxori thikën dhe e qëlloi në zemër nipin dhe më pas në këmbë. Xhaxhai i kërkonte shpesh llogari nipit të tij pse e parkonte makinën në oborr.

Banesat e tyre ndodhen pranë Teatrit “Migjeni” në Shkodër, ndërsa sipas banorëve, në shtëpi në momentin e krimit të rëndë ndodhej edhe fëmija 7 vjeçar i viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat