Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen vëllezërit nga Korça, akuzohen për vjedhje dhe plagosje

Kronikë e zezë

Ishin shpallur në kërkim/ Arrestohen vëllezërit nga Korça, akuzohen për vjedhje dhe plagosje

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 09:49
Ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për veprat penale  “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim mes tyre.

Më konkretisht janë arrestuar Marius dhe Kristi Rapo, 21 dhe 19 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Korçë.

Arrestimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 27.08.2017, në një lokal në lagjen nr 10 në Korçë, ku shtetasit e mësipërm janë konfliktuar  për motive të dobëta me shtetasit G.K, 37 vjeç dhe K.K, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë,  të cilëve për pasojë iu kanë shkaktuar plagë të lehta në trup. Gjatë konfrontimit fizik të tyre, dy vëllezërit dyshohet se i kanë vjedhur dy varëse floriri dhe një orë dore, shtetasve G.K dhe K.K.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat