“Skifterët” nga Lezha vihen në pranga, nga makinat...tek televizorët, ja vjedhjet në seri - Bota Sot
“Skifterët” nga Lezha vihen në pranga, nga makinat...tek televizorët, ja vjedhjet në seri

Kronikë e zezë

E shtunë, 16 dhjetor 2017

“Skifterët” nga Lezha vihen në pranga, nga makinat...tek televizorët, ja vjedhjet në seri

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 18:31
Policia

Policia e Lezhës arrestuan në flagrancë 4 persona të akuzuar për vjedhje të ndryshme.

Këta persona kanë grabitur makina, por edhe pika bastesh.

Në pranga ranë shtetasit D. Gj.16 vjeç, banues në Mirditë dhe A. P. 14 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i tyre u krye, pasi me datë 24.09.2017, janë identifikuar si autorë të dyshuar të vjedhjes dhe më pas braktisjes së  mjetin  “Citroen”, në pronësi të shtetasit E.Gj.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve , u proçeduan penalisht edhe  shtetasit: A.L. 17 vjeç,  banues në  Lezhë dhe E.L. 23 vjeç , banues në Kurbin, pasi akuzohen se në bashkëpunim me të arrestuarit, të  jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera si :

Më datë 26.05.2017, gjatë natës, në Zejmen, kanë  vjedhur me thyerje lokalin “Llotosport”, ne pronesi te shtetasit A.K. ku kanë marrë 7 Televizore, me vlerë 200.000 lekë ( të reja) .

Më datë 22.08.2017,në Lezhë ,  kanë vjedhur mjetin kamion në  pronësi të shtetasit P.L.

Më datë 08.09.2017,në Lezhë ,  gjatë nates, kanë tentuar të vjedhin mjetin Volksëagen në pronësi të shtetasit G. B.

Vazhdojnë hetimet për  sigurimin e provave materiale si dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet proçeduriale  do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim' parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test