Dy të vdekur nga dy aksidente të rënda në Maqedoni

Kronikë e zezë

Dy të vdekur nga dy aksidente të rënda në Maqedoni

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 21:17
Ilustrim

Dy persona sot e humbën jetën në rrugët në Maqedoninë lindore në dy fatkeqësi komunikacioni, të cilat ndodhën në periudhë prej tre orëve.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova kumtoi se në rrugën magjistrale mes fshatit të Vinicës, Istibanja – Makedonska Kamenicë, në kthesën në afërsi të basenit të peshqve “Savaro” jetën e humbi një burrë 51-vjeçar nga fshati Obleshevë.

Fatkeqësia ndodhi pasi që automjeti i tij ngarkues “Mahindra” ka dalë nga rruga. Vozitësi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, mjekët vetëm e kanë konstatuar vdekjen.

Tre orë më vonë, rreth orës 13:30 në hyrje të Makedonska Kamenicës në rrugën e cila çon drejt fshatit Cer nga shkaqe tani për tani të pakonfirmuara ka ardhur deri te ndeshja mes automjetit Ford me targa të Makedonska Kamenicës dhe Folksvagen Polo me targa të Shkupit.

Panajotova thotë se në vendin e ngjarjes jetën e ka humbur bashkëudhëtarja 75-vjeçare nga automjeti Polo, ndërsa djali i saj 55-vjeçar është lënduar.

Ekspertiza nga ana e organeve hetuese është në rrjedhë. Sipas statistikës së SPB-Shtip për nëntë muaj jo të plota në rrugët e Maqedonisë lindore jetën e kanë humbur 20 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat