Itali/ Ambulanca përplaset më një makinë, 7 të plagosur

Kronikë e zezë

Itali/ Ambulanca përplaset më një makinë, 7 të plagosur

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 07:46
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme, ku një ambulancë është përplasur me një makinë dhe aksidenti kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Milano përballë spitalit San Carlo, dhe sipas policisë shkaku i aksidentit është bërë fakti që makina nuk i ka dhënë përparësi ambulancës.

Sipas mediave italiane 7 persona u plagosën nga përplasja ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat