Arrestohet i moshuari lushnjar, rrihte gruan në banesë

Kronikë e zezë

Arrestohet i moshuari lushnjar, rrihte gruan në banesë

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 08:51
Ilustrim

Një 67-vjeçar u arrestua nga Policia e Divjakës pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë Sokrat Gj, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij P.Gj, 61 vjeçe.

Ai do të hetohet më tej nga Prokuroria e Lushnjes për veprën penale "Dhunë në familje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat