Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm ku humbën jetën dy të rinjtë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm ku humbën jetën dy të rinjtë

Nga: Bota sot Më: 27 shtator 2017 Në ora: 09:06
Driton Bucolli dhe Fatbardh Nika

Dy të rinjë të moshës 21 dhe 22 vjeçare, kanë vdekur dje në ora 20:00 si pasojë e një aksidenti të rëndë në fshatin Komoran.

Sipas raportit policor, drejtuesi i makinës ka qenë shkaktari i aksidentit që si pasojë ka humbur jetën e tij dhe ka shkaktuar vdekjen e shoqëruesit të tij. 

Viktimat janë, Driton Bucolli dhe Fatbardh Nika, kurse vdekjen e tyre  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, trupat e tyre me vendim të prokurorit, janë dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.  

Familjarët me pikëllim kishin kumtuar lajmin për vdekjen e tyre./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat