Ishin dënuar nga gjykata, dy në pranga në Vlorë

Kronikë e zezë

Ishin dënuar nga gjykata, dy në pranga në Vlorë

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 11:50
Ilustrim

Është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia e Vlorës, një 55-vjeçe pasi ishte dënuar me 4 vite burg për mashtrim.

Siç bëhet e ditur, Alma Ruçi, ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë , me vendim të formës së prerë me 4 vjet burg për veprën penale ''Mashtrimi''. Po ashtu, në pranga është vënë edhe Medi Myftaraj, 25 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i tij është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''. Materialet janë Referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat