Aksident i rëndë në Tiranë, burri në luftë me vdekjen

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë, burri në luftë me vdekjen

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 18:45
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin "Bajram Curri" në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se këmbësori i seksit mashkull, i moshuar, është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Burime bëjnë me dije se është ndaluar shoferi i automjeti tip ‘Benz’, ndërsa Policia është në vendngjarje për të zbardhur më tej shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat