Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin që i njëjti ka shfrytëzuar persona të ndryshëm për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe.
Si viktima të trafikimit janë identifikuar tre meshkuj K/Shqiptarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ka njoftuar Policia./