Itali, arrestohen dy shqiptarë, u kapën me 25 kg heroinë

Kronikë e zezë

Itali, arrestohen dy shqiptarë, u kapën me 25 kg heroinë

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 15:11
Ilustrim

Policia Italiane ka arrestuar dy shqiptarë ditën e sotme në Bolonja , pasi u kapën me 25 kilogramë heroinë.

Sipas mediave italiane është arrestuar Indrit Baldiu dhe Shkëlqim Xhafa, 28 dhe 25 vjeç, persona pa precedentë penale.

Si fillim policia ka arrestuar Shkëlqim Xhafën, i cili është ndjekur nga karabinierët, teksa ai ecte në rrugën ‘Martin Luther King’ për në apartament, ku e priste edhe shqiptari tjetër.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar nga karabinierët, në një dollap të banesës u gjet edhe një armë, që rezultonte e vjedhur si dhe dy karikatorë. Nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, kapte shifrat e një milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat