Vidhen para në Pejë, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Vidhen para në Pejë, një i arrestuar

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2017 Në ora: 11:57
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Adem Jashari në Pejë ka ndodhur një vjedhje ku është arrestuar një person.

“Me 29.09.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën cekur ka depërtuar me forcë në lokalin e ankuesit mashkull K/Shqiptar, nga ku ka vjedhur arkën në të cilën kishte rreth 170€. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat