Godet 18-vjeçaren, policia e shoqëron në dhomat e shoqërimit

Kronikë e zezë

Godet 18-vjeçaren, policia e shoqëron në dhomat e shoqërimit

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 20:18
Ilustrim

Një 52-vjeçar ka aksidentuar një 18-vjeçare në momentin që ajo po kalonte nga një trotuar në tjetrin të rrugës.

Burime të policisë bëjnë të ditur se në orën 14.00 në afërsi të rotontos në hyrje të qytetit Kuçovës ,shtetasi F.S, 52 vjeç, banues në Tiranë, te Rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Kuçovës, duke drejtuar automjetin Benz ka goditur këmbësorin shtetasin S.B,18 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime të policisë bëjnë të ditur se pas aksidentit në vend ngjarje ka shkuar polica qarkullimit rrugorë ,e cila ka transportuar 18-vjeçaren në spitalin rajonal të Beratit. Ndërsa polica ka shoqëruar për në polici shtetasin F,S, 52 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat