Policia e Vlorës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për vrasje me dashje.
Në vijim të punës së policisë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Juljan Dautaj (ose ndryshe Mikel Serjanaj), 40 vjeç, banues në Vlorë.
Policia sqaron se “ndaj 40-vjeçarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendim Penal Nr. 339, datë 23.09.2017, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale ‘’ Vrasje me dashje’’, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.”
“Juljan Dautaj ka qenë i përfshirë në një ngjarjen të ndodhur më datë 27.11.2001, në vendin e quajtur ”Kalithea” në Athinë, ku i arrestuari ka vrarë me thikë shtetasin K.P”, informoi policia.
Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.