Ngjarja tragjike te liqeni, policia jep detaje: Ja kush është personi i vdekur

Kronikë e zezë

Ngjarja tragjike te liqeni, policia jep detaje: Ja kush është personi i vdekur

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 09:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në kodrat e liqenit nga qytetarët të cilët kishin dalë për të bërë vrap.

Ende nuk dihet se kush është viktima, por Policia e Tiranës njofton se bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 35-45 vjeç.

Ja çfarë thotë policia për ngjarjen:

Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 - 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik.

Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur. Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat