Refugjati algjerian sherr me policinë, ja çfarë i ndodh në paraburgim

Kronikë e zezë

Refugjati algjerian sherr me policinë, ja çfarë i ndodh në paraburgim

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 11:29
Policia e Durrësit

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një shtetas algjerian, pasi kundërshtoi punonjësit e rendit.

Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi në Qendrën e Pritjes së shtetasve të Huajm në Kareç të Maminasit. Menjëherë pas kësaj ai u shoqërua në paraburgim, ku tentoi edhe të vrasë veten. Ndërkohë ai ndodhet në spital.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

Mahsim Latrag 19 vjeç, banues në Algjeri. Në Qendrën e Pritjes së shtetasve të Huaj, në Kareç, Maminas, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e e policisë se rendit gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas arrestimit, shtetasi i mësipërm, në dhomat e paraburgimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ka shfaqur çrregullime nervore duke kryer veprime të rrezikshme që cenojnë shëndetin e tij. Nga ana jonë i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar në nenet 236/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat