60 kg heroinë drejt Italisë, prangoset 31-vjeçari në Durrës

Kronikë e zezë

60 kg heroinë drejt Italisë, prangoset 31-vjeçari në Durrës

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 17:14
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e sotme një 31-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim.

Siç bëhet e ditur, i arrestuari është Hektor Kosturi, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Parmës, ka vendosur masën e sigurisë" Arrest me burg" për veprën penale" Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike".

Hektor Kosturi, në vitin 2014, në bashkëpunim me persona të tjerë shqiptarë dhe italianë dyshohet se ka organizuar transportin e rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në Itali.

Për këtë vepër penale, maksimumi i dënimit në Itali është 20 vjet burg. Më tej, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat