Arrestohet për vjedhje të rëndë përmes mashtrimit dhe joshjes

Kronikë e zezë

Arrestohet për vjedhje të rëndë përmes mashtrimit dhe joshjes

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 19:20
ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një të dyshuar, e cila besohet e përmes mashtrimit dhe joshjes, ka vjedhur viktimat e saj, duke u hedhur në akullore qetësues, të cilët pas humbjes së vetëdijes, i kishte plaçkitur.

Njoftimi i Policisë:

Pas një pune hetimore dy mujore, është arrestuar H. D. femër, shtetase e Shqipërisë, mbi bazën e dyshimit se e njëjta me datën 7 gusht, në pastiçeri të një qendre tregtare e kishte joshur një të ri për akullore, në të cilën me gjasë i kishte hedhur qetësues dhe më pas e kishte shoqëruar në një dhomë hoteli. Pas pak viktima kishte humbur vetëdijen, ndërkaq e dyshuara ia kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme të parave dhe telefonin mobil dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, është bërë e ditur se e njëjta kishte kryer edhe një rast të ngjashëm në Prizren. Pas intervistës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të ndalët nën masën e arrestit.

Hetuesit besojnë se e dyshuara e këtij rasti mund të ketë kryer edhe raste tjera por që nuk janë raportuar në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat