Arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali, ja çfarë gjejnë karabinierët

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali, ja çfarë gjejnë karabinierët

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 16:14
Ilustrim

Karabinierët e San Mauro Pascoli në Itali kanë arrestuar dy të rinj shqiptar, një 18-vjeçar i njohur nga forcat e rendit për precedentë speficikë, dhe një 19-vjeçar, të dy banues në Bellaria.

Prej ditësh, vëmendja e ushtarakëve ishte përqendruar te një i huaj te të njëzetat, i parë në orë të ndryshme ditën e natën në zonën e Parco Campana. Që në fillim dyshuan për aktivitet të lidhur me shpërndarjen e drogës, me mendimin se ai fshihej në ndonjë banesë të zonës.

Pas kontrollit të ushtruar në një rezidencë pranë lungomares, karabinierët gjetën dy të rinjtë shqiptarë. Korrespondimi perfekt i karakteristikave trupore të njërit prej të rinjve, shoqëruar edhe me erën e fortë të marijuanës, bënë që karabinierët të ushtronin menjëherë një kontroll të imtësishëm.

Në dhomë u gjetën mbi pesë kile marijuanë, edhe në pako njëkilëshe, 20.5 gramë kokainë, 45 doza marijuane të konfeksionuara, gati për shitje, peshore, material konfeksioni, telefona celularë dhe disa bateri për të pasur gjithmonë të karikuar celularët për orët e aktivitetit larg shtëpisë.

Gjyqtari vlerësoi arrestimin e dy shqiptarëve, duke u dhënë masën e arrestit në burg, ndërkohë që tani po punohet për të zbuluar kanalet e furnizimit të dy shpërndarësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat