Një këmbësor është lënduar rëndë në njërin nga gjithsej 15 aksidente që janë regjistruar brena një dite në Shkup.
Nëntë persona janë lënduar lehtë në shtatë aksidente, kurse në shtatë aksidente tjera është regjistruar dëm i material, Gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve, në mesin e të cilëve edhe katër shofer të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, tre të tjerë kanë kaluar semaforin në të kuqe, kurse tetë drejtues tjerë të makinave nuk kanë vënë rripin e sigurisë.