I gjenden 1300 paketa, arrestohet për kontrabandë

Kronikë e zezë

I gjenden 1300 paketa, arrestohet për kontrabandë

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 15:38
Pamje nga aksioni i policisë

 

Një 51- vjeçar është arrestuar nga një operacion i policisë për mallrat kontrabandë. Në pranga ka rënë Bujar Leka, banues në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e Lekës, janë gjetur 1300 paketa të cilat ishin pa pullë, si dhe mallra të tjerë pa faturë tatimore.

Mësohet se Bujar Leka është arrestuar edhe më parë për këtë vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të luftës kundër informalitetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Smoking".

Është arrestuar në flagrancë: Bujar Leka 51 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore u kap duke treguar paketa cigaresh dhe mallra të ndryshëm ushqimor pa pullë dhe pa faturë tatimore.

Në lagjen Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 1 300 paketa cigare të markave të ndryshme pa pullë dhe pa faturë tatimore; mallra të ndryshëm ushqimor pa faturë tatimore.

I arrestuari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale "Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat