Vajza e mitur, përndiqet nga burri i moshuar

Kronikë e zezë

Vajza e mitur, përndiqet nga burri i moshuar

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 19:05
Ilustrim

Një vajzë e mitur, vetëm 13 vjeçe, akuzon një burrë në moshë se e përndjek.

Gjatë ditës së djeshme, vajza nga Leskoviku është paraqitur në komisariatin e Ersekës shoqëruar nga prindërit, dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.

Ajo ka akuzuar 62-vjeçarin A.K., se gjatë së mërkurës e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke mos ju ndarë këmba-këmbës.

“Më ndiqte në rrugë dhe më bënte shenja që më ngjallnin frikë”, mësohet të ketë thënë 13-vjeçarja para uniformave blu.

Ndaj të moshuarit nisi hetimi në gjendje të lirë, për veprën penale të përndjekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat