Bekteshi pranon: Unë shoferi i audit por s’doja të godisja policinë

Kronikë e zezë

Bekteshi pranon: Unë shoferi i audit por s’doja të godisja policinë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 00:15
Enea Bekteshi

Enea Bekteshi ka pranuar se ka qenë shoferi i audit i cili goditi policinë në Elbasan më 18 shtator, por se është justifikuar duke deklaruar: “ Nuk kam pasur qëllim te godisja policinë. Nëse do e beja do godisja furgonin nga para”

Ndërkohë makina Audi 8 e blinduar ishte ne pronesi te Petrit Çelës.

Ai ka deklaruar se ka qenë i dehur dhe nën efektin e drogës dhe se makina që kishte përplasur nuk ishte identifikuar si makinë e policisë

“Kam qënë unë në drejtim të mjetit Audi. Kam goditur një automjet që nuk ishte i policisë në mbarapokolpin e tij, nëse do të doja të ta bëja do të godisja fordin e policisë, pasi kishte shenja dalluese. Nuk i kam ndaluar policisë pasi u tremba nga të shtënat. Ndaj meje kanë qëlluar katër herë, dhe nëse nëse makina nuk do të ishte e blinduar ndoshta sot nuk do të isha i gjallë pasi automjeti më ka shpëtuar”, është shprehur Bekteshi. 

Sa i takon sasisë së lëndës narkotike që u gjet në banesën e Pupulekut, Enea është përgjigjur:  “Lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e motrës më përket mua. Jam përdorues prej 12 vjetësh.”

Perplasja ne gjykate
Ai doli sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vlerësimin e masës së sigurisë.

Sipas prokurorisë kanë qenë gjurmët të gishtave te tij ato që e kanë tradhtuar 31 vjeçarin. Mësohet se këto gjurmë kishin ngelur në mjetin tip Audi të blinduar, i cili u përplas me mjetin e zëvendësdrejtorit të policisë së qarkut.

Avokati Genc Gjokutaj kërkoi të cilësohet i paligjshëm ndalimi i Enea Bekteshit dhe kërkoi caktimin e masës së sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike.

Pasi dëgjuan pretendimet e prokurorit dhe të palës mbrojtëse Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Enea Bekteshin dhe Aleks Pupulekun, kunatin e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat