Shqiptari në kërkim godet me grusht karabinierin, por fati nuk është me të!

Kronikë e zezë

Shqiptari në kërkim godet me grusht karabinierin, por fati nuk është me të!

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 22:14
Ilustrim

Për të shmangur kontrollin e karabinierëve, ai nuk u mendua dy herë. Pasi qëlloi me grusht në fytyrë një nga policët, u largua me shpejtësi, duke mos i dhënë dokumentet patrullës. Por, shpejt u arrit dhe u arrestua.

Ngjarja ndodhi në sheshin Don Aragno në Legino të Italisë dhe protagonist është një 31 vjeçar shqiptar, me iniciale S.J., i cili sipas “La Stampa” akuzohet për rezistencë.

Pasi u dërgua në komisariat, ai iu nënshtrua kontrolleve ku rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-ndalimi nga Gjykata e Savonas, ndërsa duhet të kryej një vit burg për trazirat e kryera në Ceriale dhe Alassio në 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat