Policia gjen armatim në shtëpinë e një 37 vjeçari

Kronikë e zezë

Policia gjen armatim në shtëpinë e një 37 vjeçari

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 09:38
Armatim

Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.( 37 vjeç),mund të ketë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar:

1 pushkë automatike AK-47,2 pushkë M-48, 1 pushkë gjuetie  12mm,14 mina befasuese kundër këmbësorisë,13 granata dore, 30 karikatorë të zbrazët,2472 fishekë të kalibrave të  ndryshëm,2 palë dylbi, 3 thika dhe një boks hekuri

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat