27-vjeçari që vdiq në vend të punës ishte punëtor në BechtelEnka

Kronikë e zezë

27-vjeçari që vdiq në vend të punës ishte punëtor në BechtelEnka

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 14:08
Ilustrim

27-vjeçari i cili ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës, ishte punëtor ndërtimi në kompaninë BechtelEnka në Kaçanik, ka bërë të ditur BSPK, duke iu referuar informacionit të kësaj kompanie.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës,  thotë se në bazë të të dhënave të BechtelEnka, 27-vjeçari ka vdekur nga sulmi në zemër, megjithëse ende ka versione të shumta rreth kësaj vdekje të dyshimtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat