E moshuara përplaset nga një karrocë kali, gjen vdekjen. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Miras, ku shtetasi S.S, 41 vjeç, duke drejtuar një mjet karrocë të tërhequr me kalë, ka aksidentuar shtetasen L.K, rreth 70 vjeçe, banuese në fshatin Miras.
Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Ndaj drejtuesit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.