Maskat dhunojnë dy punonjës të HEC-it në Bulqizë, përfundojnë në spital

Kronikë e zezë

Maskat dhunojnë dy punonjës të HEC-it në Bulqizë, përfundojnë në spital

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 21:27
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar dy punonjës të HEC-it të Valikardhës.

Punonjësit ishin duke punuar te liqeni Bardhë në Bulqizë kur janë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.

Dy punonjësit e HEC-it kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital. Policia është vënë në kërkim të autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat