Vdes foshnja 15 muajsh nga fruthi në QKUK

Kronikë e zezë

Vdes foshnja 15 muajsh nga fruthi në QKUK

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 13:12
ilustrim

Një foshnje 15-muajshe e komunitetit rom, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e fruthit.

Foshnja që tri ditë ishte nën kujdesin mjekësor në QKUK. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Sipas tij, ishte konstatuar që foshnja nuk ishte e vaksinuar.

“Përkundër përkujdesit të vazhduar nga stafi shëndetësorë të Klinikës Infektive në QKUK, një fëmijë i komunitetit ROM, 15 muajsh ka vdekur. I njëjti ishte diagnostifikuar me fruth dhe ishte konstatuar se nuk ishte i vaksinuar”, ka thënë Fazliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat