Makina përplas traktorin, një person në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Makina përplas traktorin, një person në gjendje të rëndë

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të pasdites së sotme.

Sipas Policisë: Një makinë tip “Mercedes-Benz” me targa AA384OR, është përfshirë në një aksident me një traktor bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin S.M., 70 vjeç, banues në Sovjan të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Sovjan, ku Miri Terolli, 47 vjeç me banim në fshatin Zvezdë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me traktorin.

Për pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë hetimet, ndërkohë që Terolli u vu në prangat e policisë nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat