Atentat në Memaliaj - Dy persona qëllohen me armë ndërsa lëviznin me Ford, plagoset njëri

Kronikë e zezë

Atentat në Memaliaj - Dy persona qëllohen me armë ndërsa lëviznin me Ford, plagoset njëri

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 17:48
Ilustrim

Atentat me armë zjarri në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor rural Buz- Memaliaj në fshatin Xhafaj, ku shtetasit D.H dhe D.M, të dy banues në Memaliaj duke udhëtuar me mjetin tip Ford  me targa AA275EH janë qëlluar nga një person i paidentifikuar me armë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi D.M rreth 25 vjeç,  i cili  është shoqëruar në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat