Pamje të rënda nga vendngjarja, mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë (+18)

Kronikë e zezë

Pamje të rënda nga vendngjarja, mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë (+18)

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 20:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Të tjera detaje behën të ditura lidhur me atentatin që ndodhi në qendër të qytetit të Lushnjës pranë komisariatit të policisë. Nga atentati mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Marjus Xhepexhiu. Por, plumbat kanë kapur dhe kalimtarin e identifikuar si Bujar Turku.

“Panorama” bën të ditur se në ngjarje kanë marrë pjesë 4 autorë, që kanë qëlluar nga një makinë.

Image
Jurgen Hoxha
Image
Zamir Latifi

***

Dy të vrarë dhe 1 i plagosur është bilanci i atentatit të sotëm në qendër të Lushnjës.

Këto që shikoni janë pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes, ku Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha mbetën të vrarë nga një grup atentatorësh të cilët qëlluan nga makina drejt tavolinës ku ishin të ulur viktimat.

Nga atentati mbeti i plagosur Marius Xhepexhiu dhe një kalimtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat