Aktakuzë për veprën penale vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Aktakuzë për veprën penale vrasje në tentativë

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 11:07
ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit L.R., për veprën penale të vrasjes në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës L.R. më 01 shtator të këtij viti në Suharekë, në rrugën ,,Reqani”, pas një konflikti apo mosmarrëveshje me tani të dëmtuarin F.M., me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin F.M., por si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shokut të tyre A.M., i cili arrin t’ia kap dorën ku e kishte armën e zjarrit i akuzuari, përkundër asaj se nga arma e zjarrit shkrepë 2 herë, fatmirësisht nuk arrin ta godas asnjëherë të dëmtuarin.

Me këto veprime L.R.  ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat