Pronari dhunon punonjësen dhe policët në Fier, vihet në pranga

Kronikë e zezë

Pronari dhunon punonjësen dhe policët në Fier, vihet në pranga

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 13:08
Ilustrim

Patrulla e policisë së Fierit ka parandaluar dhunën që pronari i një lokali po ushtronte ndaj punonjëses së tij.

Siç bëhet e ditur në pranga është vënë Ervin Murati, 28 vjeç, banues në lagjen "11 Janari" Fier.

28-vjeçari është kapur nga policia duke rrahur në rrugë N.Sh, 35 vjeçe, e punësuar në lokalin e tij në rrugën "Ramiz Aranitasi", Fier.

Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, Murati i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata.

Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat