I hyn në banesë dhe i vjedh shënime personale të tij dhe gruas

Kronikë e zezë

I hyn në banesë dhe i vjedh shënime personale të tij dhe gruas

Nga: B.S Më: 12 tetor 2017 Në ora: 14:01
Ilustrim

Një person është arrestuar, pasi ka hyrë në banesën e një personi dhe ka marrë disa shënime personale të ankuesit dhe bashkëshortes së tij.

I dyshuari disa ditë më pas përmes SMS, gjithashtu ka kërcënuar ankuesin.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur me 11 tetor në lagjen Kalabria në Prishtinë, përcjell Bota sot.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat