Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur 9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së tyre janë gjetur dhe konfiskuar edhe 987.7 gramë marihuanë, një peshore digjitale, tre celularë dhe 118€, përcjell Bota sot.
Policia njoftn se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.